Dy fitore të konservatorëve që i harroi media në Shqipëri

Nga Redin HAFIZI

Gjykata Supreme deklaron antikushtetues ligjin per ndalimin e mbajtjes se armeve ne publik, nje ligj ne fuqi prej 108 vitesh ne New York. Gjithashtu e njejta Gjykate hedh poshte nje ligj qe sundonte prej gati 50 vitesh, sipas te cilit aborti konsiderohej si nje e drejte kushtetuese. Keto jane dy nga betejat me te forta te konservatoreve ne te gjithe boten dhe qe ne baze kane kushtetuten dhe familjen.

Konservatorizmi eshte realitet, besim, veprim i vazhdueshem mbeshtetur ne tradite e kollona solide sociale. Cdo gje tjeter i perket te majtes, fasades, mashtrimit dhe krijimit te opinioneve per te luftuar besimin. Sa me shume largohen nga qendra mashtrimi radikalizohet dhe behet me i pabesueshem per te krijuar opinion. Ne kete rast e majta behet e dhunshme duke kerkuar qe t’i imponohet shumices se heshtur qe normalisht jetojne ne besimin e jo opinionin. Fatkeqesisht ne Shqiperi sundojne teorite e Soros per rendesine e krijimit te opinionit ne zhvillimet social-politike. Pra Shqiperia eshte nje fasade gjigande ku ne te vertete mediat mashtrojne veten dhe atyre qe kane deshire te mashtrohen. Nga ana tjeter kushdo qe syte i mban hapur e sheh te verteten ne drite te diellit, e ndjen ate permes besimit dhe gjenetikes se gjerave qe zhvillohet ne menyre dialektike e nuk ndryshon se i teket Soros apo elites globale qe ai perfaqeson.

Fatkeqesisht nga viti 2008 edhe Amerika ka qene nen sulmin e krijimit te opinionit. Ndryshimi u tentua ne kater vitet e Trump, por serish njerezit e te majtes radikale sulmuan dhunshem duke baltosur demokracine Amerikane. Qellimi eshte serish fasada per te krijuar opinionin se nuk mund te vazhdohet me besimin tek kollonat tradicionale, tek traditat social kulturore qe perbejne gjenetiken e kombit. Ne Amerike kjo eshte e domosdoshme, pasi tradita eshte vetem qindra vjecare, por qe i ka treguar botes se parimet konservatore jane me te qendrueshmet. Per kete qellim goditja e radikaleve eshte drejtuar kunder kushtetutes se Amerikes. Javen qe shkoi konservatorizmi korri dy fitore te medha permes vendimeve te Gjykates Supreme, por media ne Shqiperi nuk i pa si te tilla. Media ne Shqiperi shkon me shume pas krijimit te opinionit dhe ka hequr dore nga pasqyrimi i te vertetes. Kjo eshte arsyeja pse krijohet ideja e gabuar se Shqiptaret jane te majte, nderkohe qe ne te shkuaren jemi dalluar si mbrojtes te familjes dhe forces se ligjit, pra si konservatore. Media po shet si ndryshim fasaden dhe krijimin e kooperativave te mendimit. Nderkohe si ne kohen e komunizmit, kur quheshin kulake ata qe nuk i bashkoheshin kooperatives, edhe tani, kush mendon ndryshe lincohet si rracist, nazist, ksenofobist, seksist, homofobist dhe shume “iste” te tjera. Megjithate koha jep te drejten atyre qe besojne e jo atyre qe kane thjesht nje opinion, pasi besimi nuk te le kurre te gabosh. Besimi ne kushtetute e vlerat e familjes e te jetes korren fitoret e medha javen qe shkoi ne Amerike. Ishin vendime te medha edhe pse ne kundershtim me opinionin publik dhe sondazhet qe organizohen patjeter me financimet e radikaleve te majte ku George Soros eshte ne krye te listes.

Te gjitha tv ne Shqiperi i bene jehone cfare vendosen ne Senat per rregullimin e ligjit te armeve, nderkohe qe askush nuk foli per vendimin qe mori Supreme Court per ligjin per mbajtjen e armeve. Duket se mediat ne Shqiperi jane komplet fasade, pasi po te shohesh ngjarjet e se njejtes dite mund te thuash se edhe pse Administrata Biden u gezua per marreveshjen mes dy partive ne Senat per miratimin e rregullimit te ligjit te armeve, fitore te vertete korren vetem konservatoret brenda Partise Republikane. Nese do te shohim cfare u vendos do te shohim se Senati miratoi me shume rregulla, sidomos ne kontrollin e historikut te individeve qe kerkojne te blejne arme. Keto rregulla u shtuan sidomos per adoleshentet dhe te drejtes per te kerkuar rekorde te shendetit mendor dhe rekorde te tjera qe lidhen me jeten private te individeve te ndryshem. Pra Senati vendosi per me shume dokumentacion. Nderkohe Supreme Court ishte i drejtperdrejte ne mbrojtjen e Amendamentit te Dyte, duke konsideruar te jashteligjshem dhe antikushtetues ndalimin e mbajtjes se armes ne publik. Sa per rekord te atyre qe nuk rremojne ne tradite e histori, Gjykata me e larte ne Amerike zhvleresoi nje ligj qe kishte 108 vjet qe vepronte ne New York dhe ku 8 nga 10 newyorkese e mbeshtesnin. Megjithate vendimet e drejtesise nuk mund te ndikohen nga opinionet apo sondazhet.

Pra kjo gjykate vendosi se cdo Amerikan mund te mbaje arme ne publik. Nese ne Senat ishte thjeshte nje fasade bashkepunimi, Gjykata vuri vulen e fitores se konservatoreve.

Nderkohe po te shtojme edhe vendimin e Supreme Court kunder abortit mund te themi se kete jave konservatoret brenda Partise Republikane i dhane nje grusht te forte perpjekjeve te radikaleve te majte brenda Demokrateve Amerikane per te prekur Kushtetuten e Amerikes duke krijuar precedentin e prekjes se kushtetutes per interesa dhe marreveshje politike.

Shume opinioniste ne Shqiperi, qe kane mbrojtur ndryshimet kushtetuese duke e kthyer ate ne nje pacavure me te cilen politikanet pastrojne duart e pista, nuk i shohin keto si beteja per mbrojtjen e ligjit themeltar. Ata sjellin ne vemendje protestat apo sondazhet per fenomene qe vetem ne dukje lidhen me problemin, por ne te vertete jane thjesht probleme te rendomta sociale te cilat fryhen per qellime politike.

Te gjithe e dine se armet nuk vrasin, por jane njerezit qe vrasin. Pra nese do te ndalojme mbajtjen e armeve me ligj, qytetareve do t’u mohohet nje e drejte kushtetuese dhe ketu nis loja politike ku rendesi i jepet marreveshjeve se sa ligjit dhe funksionimit te shtetit. Kushtetuta njeh te drejtat e qytetareve perballe autoritetit te shtetit e kjo nuk i pelqen te majtes qe kerkon te vendose sundimin e nje pakice te ashtuquajtur elite mbi qytetaret. Nga ana tjeter nese goditet kushtetuta ne Amendamentin e Dyte, per kriminelet dhe psikopatet nuk do te kete efekt, pasi ata nuk e shohin mbajtjen e armes si nje e drejte per t’u mbrojtur, por thjesht si nje mjet force per te mbyllur gojen e individeve te tjere. Pra ne ceshtjen e armeve opinioni eshte komplet i manipuluar kur nuk i thuhet se cfare garancish jep shteti ne mbrojtjen e prones dhe jetes se individit perballe krimineleve qe nuk e njohin ligjin. Kesaj panorame, po t’i shtosh edhe faktet se ne shume distrikte ne Amerike George Soros ka financuar zgjedhjen e prokuroreve qe mbrojne platformen e zbutjes se denimeve per kriminelet, atehere perpjekjet jane armiqesore dhe antiqytetare, te qellimshme per te shkaterruar rendin kushtetues dhe per te hedhur Ameriken ne anarshi totale. Fatkeqesisht kjo praktike ka fituar ne Shqiperi, pasi opinioni dhe sondazhet jane te blera totalisht nga fondacioni Soros.

Nga ana tjeter, me ligjin e abortit, te majtet radikale duan qe te ngrene opinionin se po mbrojne nje te drejte kushtetuese. Nuk ka asnje te drejte kushtetuese qe justifikon vrasjen dhe aq me shume vrasjen e foshnjes. Me kete vendim serish kjo Gjykate rrezoi nje ligj qe per gjysem shekulli i ishte shitur qytetareve si e drejte kushtetuese, por qe me ne fund e drejta vonon por nuk harron.

Me keto dy vendime konservatoret arriten fitore te madhe duke i shtuar besimin votuesve te tyre se cfaredo metode te perdorin radikalet e majte per manipulimin e opinionit, ne fund fjalen duhet ta kete drejtesia, per qytetaret vendos kushtetuta. Me mire kete e shprehu anetari i Gjykates Supreme, Samuel A. Alito Jr., kur shkroi se kundershtonte idene se deshirat e publikut duhet te ndikojne ne vendimet per interpretimin e kushtetutes. Ai citoi ish kreun e kesaj gjykate William H. Rehnquist nga nje rast i meparshem: “Pushteti gjyqesor shpalos ligjshmerine, jo duke ndjekur opinion publik, por duke vendosur nen ndricimin e vet me te mire”.

About Redaksia

Check Also

“5 përgjigje turfullimeve të Vuçiç për t’i shpallur luftë Kosovës”?!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj Sigurisht e ndjek me interes strategjik, disi edhe me keqëardhje riciklimin …

Leave a Reply