Manchester u jep fund spekulimeve: Ronaldo është i pashitshëm!

Cristiano Ronaldo është kthyer në qendrën e merkatos këtë vit, pasi u vu në dyshim edhe e ardhmja e tij te Manchester United.

Zëra të ndryshëm raportuan se për CR7 u interesua Bayern Munich, pasi shikohej si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit, me këtë të fundit që pritet të kalojë në “Camp Nou”.

Një tjetër skuadër që doli në skenë ishte edhe Chelsea që kërkonte sulmuesin portugez për të zëvendësuar Romero Lukakun.

Një tjetër pistë ishte ajo e rikthimit në Itali te Roma apo Juventusi. Pasi “Zonja Vjetër” riktheu në skuadër Paul Pogba, vetë Ronaldo e dëshironte një rikthim në Allianz Stadium për t’u bashkuar me ish-shokët e tij të skuadrës.

Por të gjithë këtyre zërave u jep fund vetë klubi anglez, i cili ka theksuar se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe se qëndrimi i tij në “Old Trafford” është i sigurtë edhe për sezonin e ri. Krerët e klubit anglez, thuhet se, presin që 37-vjeçari të respektojë kontratën.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria në grupin më të vështirë në Euro 2024, datat e ndeshjeve

Në Hamburg të Gjermanisë u bë tërheqja e shortit për fazën e grupeve për Kampionatin …

Leave a Reply