Maturantët kanë paralajmëruar sot zhvillimin e një proteste, reagon ministrja

Maturantët kanë paralajmëruar sot zhvillimin e një proteste kundër Ministrisë së Arsimit për shkeljen e të drejtave që iu është bërë sipas tyre me provimin e lëndëve me zgjedhje, ndërkohë ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dalë me një deklaratë me video ku shprehet se testi nuk ka pasur asnjë gabim shkencor dhe se ajo është e kënaqur me rezultatet e atyre provimeve.

Deklarata e ministres Kushi në Facebook

Të dashur maturantë, siç iu premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë, u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe marrë të gjitha masat që secili prej jush të ketë një vlerësim të drejtë sipas nivelit të arritjeve.

Ju konfirmoj se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë dhe për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve me cilësi të lartë dhe kohë sa më të shpejtë. Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer edhe përtej pritshmërive duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të qendrës ë Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij.

Sot gjatë ditës do të publikoj dhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne do fitojmë sepse sot jemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike se, ne do …

Leave a Reply