Edi Rama s’mund të tallet më me shqiptarët, kësaj gjendjeje duhet t’i japim fund!

• Vendosmëri e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut.

• S’ka asnjë vend në rajon që çmimet të kenë kapur, siç ka ndodhur me çmimet në Shqipëri, mbi 107% të çmimit mesatar të BE-së

• Edi Rama s’mund të tallet më me shqiptarët. Është e rëndësishme një front kombëtar i cili të përballet me një regjim.

• Një autokraci elektorale që bën zgjedhje dhe vjedh zgjedhje, që nuk lë qytetarët të votojnë të lirë por ua rrëmben zgjedhjen dhe pastaj qeveris duke pyetur zyrat e PS-së si anketë popullore thotë ai. Kësaj gjendjeje duhet t’i japim fund.
FJALA E PLOTE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, NË DISKUTIMIN ME SHOQËRINË CIVILE DHE GRUPET E INTERESIT

Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe ju falënderoj për praninë tuaj sot në këtë sallë, prani që dëshmon vendosmërinë e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një rrëgjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni.

Në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mos ndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë. Një qeveri e cila nuk është një qeveri e cila përpiqet të zgjidhë, t’u japë përgjigje problemeve madhore të qytetarët të vendit dhe vendit në tërësi, por një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë. Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, në rrafshin shqiptar vendos për t’i thënë jo ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar as Presidencën, as Parlamentin, askënd, por na informon se u lidha me Aleksandër Vuçic.

Në fakt u lidh pasi mori vendimin. Një qeveri e cila shkon në Bruksel e dhe absolutisht flet pesë herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë, kurse Kosovën e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të apo të bëjë avokatinë e saj. Një kryeministër që sulmon në mënyrë të shpëlarë një vend mik, nga i cili në 32 vitet e fundit shqiptarët kanë pasur vetëm miqësi, me aq sa ka pasur në mundësitë e saj Bullgarinë. Dhe pse? Jo se Bullgaria ka penguar Shqipërinë, e vërteta është që Shqipërinë e ka penguar Edi Rama për hapjen e negociatave.

Ia tha bukur padroni i tij, janë disa vende që nuk pranojnë ti hapin Shqipërisë negociatat, por për lehtësi pune vetoja tha për veton bullgare. Vetoja bullgare është për Maqedoninë. Me Maqedoninë, Bullgaria ka një tufë problemesh që po shkon drejt zgjidhjes, me Shqipërinë s’ka asnjë problem. Shqipëria ka problem qeverinë e saj, ka problem një njeri i cili mburret se nuk ka master dhe doktoratë, një njeri që nuk kupton se çfarë flet në shumicën e rasteve kur vjen fjala për qeverisjen dhe një njeri i cili do të shfrytëzojë çdo fatkeqësi të këtyre qytetarëve jo për t’i zgjidhur ato, përkundrazi për të fituar kapital politik nëpërmjet tyre. Ose dhe kapital tjetër.

Shikoni çfarë bëhet me çmimet. Çmimet këtu rriten si në asnjë vend tjetër. S’ka asnjë vend në rajon që çmimet të kenë kapur, siç ka ndodhur me çmimet në Shqipëri, mbi 107% të çmimit mesatar të BE-së për ushqimet bazë. S’ka asnjë vend tjetër që nafta të ketë këtë çmim stratosferik si në Shqipëri. Të gjitha këto na e diktojnë bordet, që ky zotëria thotë që janë komuniste po janë të dobishme. Një klime mbytëse për biznesin, pasigurie të madhe. Një klimë e cila në qoftë se paketa fiskale që ai e avancon, se e thashë dhe një herë nuk merr asgjë parasysh për qytetarët. Me dhjetëra mijëra biznese dhe profesionistë të profesioneve të lira do të lenë Shqipërime. U vendos një taksë që se përballon dot asnjë prej tyre.

Të marrim rritjen e çmimeve. Ajo automatikisht çon inflacionin 29% dhe jo inflacioni që thotë ai me tërësinë e tij. Sa janë rritur rrogat, sa janë indeksuar. Asgjë s’ka ndodhur përveç politikës së vjetër së shtrëngimit të rripit, që thuhej dikur. Në këtë kontekst përgjigja jonë është jetike. Në këtë kontekst reagimi i shoqërisë civile dhe personaliteteve të vendit, është i pazëvendësueshëm në betejën politike të PD-së dhe forcave të tjera politike. Kam kënaqësi të madhe që shoh sot këtu përfaqësues të diasporës. Është i domosdoshëm, është i një rëndësie shumë të madhe për këtë lëvizje mbështetja e diasporës dhe emigracionit. Kjo lëvizje ka si qëllim të vendosë për emigracionin dhe diasporën të drejtën e votimit. Të gjithë këta vëllezër motra, që janë sot në emigracion në diasporë, me ndihmat e përmuajshme dhe të përvitshme që u dërgojnë njerëzve të tyre janë aksionerë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e këtij vendi në zhvillimin e kësaj shoqërie.

Por këta janë të përjashtuar. Në një rrafsh këta nuk quhen më reaksionarë siç quheshin gjatë diktaturës, por perdja e hekurt për ta në rrafshin politik funksionon dhe sot. Këta nuk integrohen nuk votojnë, bëhet ndonjë kongres sa për sy e faqe dhe asgjë tjetër. Në do bëjmë gjithçka për avokatinë e të drejtave të tyre në Shqipëri. Por unë shpresoj dhe besoj se dhe ata vetë do përcjellin kudo që janë mesazhin e qartë tek të afërmit dhe familjarët e tyre të bashkohen në këtë lëvizje pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Është e rëndësishme një front kombëtar i cili të përballet me një regjim. Një autokraci elektorale që bën zgjedhje dhe vjedh zgjedhje, që nuk lë qytetarët të votojnë të lirë por ua rrëmben zgjedhjen dhe pastaj qeveris duke pyetur zyrat e PS-së si anketë popullore thotë ai. Kësaj gjendjeje duhet t’i japim fund. Edi Rama s’mund të tallet më me shqiptarët. Edi Rama të bëjë zgjedhjen e tij.

E kam vëlla Vuçicin po duhet të kem vëlla dhe Albinin. Çfarë është kjo? Faktikisht është rreshtimi tij në anë të kundërt të asaj që duhet të rreshtohet Shqipëria. Nuk ka integrim me Edi Ramën, Bullgaria siç thotë PE nuk i plotëson kriteret dhe ne nuk kemi drejtim tjetër përveç atij evropian. Ndaj dhe ju ftoj dhe këto ditë të bëjmë gjithçka për suksesin e madh të protestës së datës 7 e cila duhet të shënojë them dhe një herë një fillim të fuqishëm të këtij fronti i cili nuk do të ndalet deri në shpëtimin e Shqipërisë nga ai regjim që po e varfëron çdo ditë e më shumë, që po shkelmon interesat kombëtare, që po e shkreton vendin duke përzënë shqiptarët nga vatrat e tyre familjare.

Faleminderit shumë dhe një herë për praninë tuaj sot!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply