“Kauza ime është Shqipëria, protestoj më 7 korrik”

Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. Gjatë takimit me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Liçaj tha se do të protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht. Sipas tij, nëse Shqipëria do të futet në Evropë nuk do të futet vetëm me institucione, por do të futet me një qytetërim të vetin.

“Kauza ime është fare e thjeshtë, është Shqipëria. Të gjithë e duam këtë vend. Kauza tjetër kush? Është Shqipëria në Evropë. Nëse ne do të futemi në Evropë, nuk do të futemi vetëm me institucione, por do të futemi edhe me një qytetërim tonin, që është shqiptaria. Këtë e bën arti kultura, shkenca, sporti, media dhe arsimi. Arti forcon dy muskujt më të fortë të njeriut, zemrën dhe mendjen. Jo me kot gjithë demokracitë e mëdhaja investojnë shumë në art. Duke patur një qytetarë të civilizuar mund të ndërtohet një shoqëri moderne. Unë do protestoj për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht. U them shqiptarëve që kombet e mëdhenj japin jetën për lirinë, kurse shumë shqiptarë falin lirinë për jetën dhe kjo nuk është e mirë”, tha Liçaj.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply