Mal Berisha: Ka filluar ç’popullimi sipas parimit të Çubrilloviçit! Të dalim në protestë

Ish-ambasadori Mal Berisha ka folur në takimin e dytë të Frontit për shpëtimin e Shqipërisë të organizuar nga Shoqëria Civile dhe kryetari i PD-së Sali Berisha.

Ish-diplomati ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri janë duke u formësuar parimet e Vaso Çubriloviç për shfarosjen e shqiptarëve. Sipas Berishës, pas çlirimit të Kosovës është ndërprerë ekstradimi, shfarosja dhe gjenocidi i shqiptarëve në Kosovë dhe ka filluar në Shqipëri në një formë krejt tjetër dhe është krejtësisht në pajtim me parimet e Çubrilloviçit, shpopullimi i Shqipërisë.

Mal Berisha: Në vitin 1937 ka dalë në mediat e asaj kohe, elaborati për shfarosjen e shqiptarëve i Vaso Çubriloviç të cilin Altin Goxhaj e ka studiuar në vitin 1989. Pas çlirimit të Kosovës është ndërprerë ekstradimi, shfarosja dhe gjenocidi i shqiptarëve në Kosovë dhe ka filluar në Shqipëri në një formë krejt tjetër dhe është krejtësisht në pajtim me parimet e Çubrilloviçit, shpopullimi i Shqipërisë. Të dalim në protestë për ç’popullimin e Shqipërisë. Ky është mesazhi im.

About Redaksia

Check Also

Mesazh për Ramën/ Shtetet e Bashkuara refuzojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në ceremoni

Shtetet e Bashkuara vjojnë të japin mesazhe të forta kundër kupolës së Ramës në institucionet …

Leave a Reply