Miraka: T’i bëjmë një pyetje vetes, a do jetojmë në Shqipëri, apo do shkojmë në mërgim

Përfaqësuesi i të përndjekurve politik, Simon Miraka ka marrë pjesë në takimin e dytë të Frontit për shpëtimin e Shqipërisë të zhvilluar mes Shoqërisë Civile dhe kreut të PD Sali Berisha. Miraka ka theksur se arsyeja që njerëzit duhet të dalin në protestë në datë 7 korrik për aspektin ekonomik të tyre. Sipas Mirakës, njerëzit ti bëjnë një pyetje vetes, a do të jetojmë në Shqipërinë tonë të dashur apo do të shkojmë në mërgim dhe të lotojmë për vendin tonë.

Miraka: Ju faleminderit të gjithëve në veçanti organizatorëve. Doktor Berisha më vjen mirë që njerëzit u shohin si mesia. E them këtë duke pasur parasysh datën 11 dhejtor kur unë isha duke mbërdhif në shtëpi dhe njerëzit me mijëra ndonëse ishte ftohtë dhe binte shi, dukej sikur po bijshin rrezet e diellit. Për sa i përket datës 7, unë i përkas një shtrese që ka luftuar 45 vite për liri dhe falë zotit ja ku jemi dhe kauza jonë ishte liria dhe atdheu. Tani po më kujtohen dy vargjet e Fishtës ku thotë ‘rreth e rreth kësaj rrokullie, vend si Shqipëria nuk ka’. Për fat të keq ne na mungon solidariteti me njëri tjetrin. E them këtë se në rast se këta që mbrojtën Teatrin, do të ishin mbështetur nga qytetaria e Tiranës prishja nuk do të kishte ndodhur. Mua do më japësh pak shtesë për shkak të mungesës së fjalës. Edhe besoj se kolegët janë dakord për 2 minuta.

Kam parasysh protestën e naftëtarëve që erdhën nga Patosi në këmbë duke rënë shi dhe nuk i mbështeti kurrkush. Për fat të keq kujtoj Shekspirin, ‘To be or not to be, this is the question’, a do të dalim ne nga kjo gjendje dhe argumenta ka mjaft, a do të dimë ne t’i paraqitim këto argumenta dhe ajo që mund t’i thithi si magnet njerëzit është aspekti ekonomik që i detyron njerëzit që të largohen nga atdheu. Uroj që në datë 7 korrik njerëzit ti bëjnë një pyetje vetes, a do të jetojmë në Shqipërinë tonë të dashur apo do të shkojmë në mërgim dhe të lotojmë për vendin tonë.

About Redaksia

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply