Malkaj: Të fillojmë protestën dhe të mos ketë fund! Liria nuk ka të paguar

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj ka folur në takimin e dytë të Frontit Për Shpëtimin e Shqipërisë të zhvilluar nga Shoqëria Civile me kreun e PD, Sali Berisha. Malkaj ka theksuar se mënyra më e mirë për tu përballur me qeverinë është si protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e cila ka hyrë në vitin e pestë të saj.

Sipas aktorit, çdo fillon nga liria dhe mbaron te liria dhe nëse nuk jemi të lirë nuk kemi gjë në vijë. ‘Liria është ajo që nuk ka të paguar, derdhet gjak pa fund për të fituar lirinë por duhet shumë gjak për ta mbrojtur lirinë’, tha Malkaj.

“Është pak si terror kjo 60 sekonda dhe nuk di nga ta kapësh mendimin. Unë vet personalisht do tu këshilloja një gjë nëse e merrni në konsideratë, duhet të funksionojmë dhe veprojmë si Aleanca për Mrojtjen e Teatrit, jemi në vitin e 5 të protestës. Në shi në në bor në breshër, kanë ardhur na kanë rrahur dy herë, të mos gënjejmë na kanë rrahur me dashuri por na kanë rrahur dy herë. I kapën në gjumë njerëzit nuk e çau njeri kokën që ta nxirrnin përjashta por e shembën me gjithë atë. Kotë kanë shpëtuar këta Neritani me shokë. Unë them kështu, duhet që të fillojmë dhe të mos ketë fund. Kemi pesë vite dhe jemi në vitin e pestë të protestës tonë. Miq të dashur për mua çdo fillon nga liria dhe mbaron te liria. Nëse nuk jemi të lirë nuk kemi gjë në vijë. Liria është ajo që nuk ka të paguar, derdhet gjak pa fund për të fituar lirinë por duhet shumë gjak për ta mbrojtur lirinë”, u shpreh Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Ish-zyrtari i Pentagonit, thirrje Marco Rubios: Vepro tani për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri

Michael Rubin Ish zyrtar në Pentagon A do të jenë zgjedhjet e muajit të ardhshëm …

Leave a Reply