Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut të rrëzojmë regjimin e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me aktivistë të shoqërisë civile i bëri thirje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Kreu i selisë blu tha se kjo protestë do shënojë një fillim të fuqishëm të frontit që s’do ndalet deri në shpëtimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se do të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës i cili po shkatërron dhe shkelmon interesat kombëtare.

“Ju ftoj që këto ditë të bëjmë gjithçka për suksesin e protestës së datës 7 korrik që duhet të shënojë një fillim të fuqishëm të këtij fronti që s’do ndalet deri në shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi që po i shkatërron dhe shkelmon interesat kombëtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit, Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mosbindja civile në parlament është mënyra se si …

Leave a Reply