Berisha: Rama shkelmoi BE-në dhe u rreshtua krah Vuçiçit, Shqipëria ka problem qeverinë e saj

Kreu i PD, Sali Berisha në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile deklaroi se me kryeministrin Edi Rama nuk ka integrim në Bashkimin Europian. Berisha tha se ai është rreshtuar krah Vuçiçit dhe jo drejt BE-së ndërsa theksoi se PE e thotë qartë që Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet. Ndër të tjera kreu i selisë blu tha se, vetoja bullgare është vetëm pretekst nga Edi Rama.

“Të bëjë zgjidhjen e tij, e kam vëlla Vuçiçin po dua të kem dhe Albinin, çfarë është kjo, rreshtimi i tij në anë të kudërt që duhet të rreshtohet Shqipëria. S’ka integrim me Edi Ramën. Bullgaria është vetëm preteksti. Siç thotë PE Shqipëria nuk plotëson kriteret. S’kemi drejtim tjetër veç BE-së”, tha Berisha.

Berisha tha se Bullgaria nuk ka asnjë problem me Shqipërinë, por janë vendet e tjera të BE ato që hezitojnë të marrin një vendim të tillë, për shkak të mosrealizimit të reformave nga qeveria.

Berisha dënoi gjithashtu edhe gjuhën e përdorur nga Rama ndaj Sofies.

“Një kryeministër që sulmon në mënyrë të shpëlarë një vend mik, nga i cili në 32 vitet e fundit shqiptarët kanë patur vetëm mirësi, vetëm miqësi me aq sa ka patur në mundësitë e saj, Bullgarinë. Dhe pse? Jo se Bullgaria ka penguar Shqipërinë. Shqipërinë e ka penguar Edi Rama për hapjen e negociatave. Ia tha bukur padroni i tij, janë disa vende që nuk pranojnë t’i hapin Shqipërisë negociatat, por për lehtësi pune u tha Veto bullgare, veto bullgare është për Maqedoninë, me Maqedoninë Bullgaria ka një tufë problemesh që po shkojnë drejt zgjidhjes. Me Shqipërinë nuk ka asnjë problem. Por Shqipëria ka problem qeverinë e saj, ka problem një njeri i cili mburret se nuk ka master dhe doktoraturë, një njeri që nuk kupton se çfarë flet në shumicën e rasteve kur vjen problemi për qeverisjen dhe një njeri i cili do të shfrytëzojë çdo fatkeqësi të këtyre qytetarëve, jo për të zgjidhur ato, përkundrazi për të fituar kapital politik nëpërmjet tyre”.

About Redaksia

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …

Leave a Reply