Tritol makinës së drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër

Një sasi lënde eksplozive është vendosur poshtë një automjeti në qytetin e Shkodrës. Burimet bëjnë të ditur se, lënda shpërthyese është vendosur në gomën e automjetit në pronësi të drejtoreshës së Shëndetit Publik të Shkodrës, Suida Kuka.

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një pako të dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, por shënjestra nuk ka hipur në makinë dhe për pasojë ka shpëtuar. Pasi është vënë re pakoja e dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, është lajmëruar policia dhe forcat xheniere.

Pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar dhe është zbuluar se brenda saj kishte tritol. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply