PD, Noka: Po fshehin vrasjen në Elbasan. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë!

PD, Flamur Noka: Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë asgjë, por fshehin ngjarjen në Elbasan. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, FLAMUR NOKA

Ngjarja tragjike e prillit të shkuar në Elbasan, ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër: Të vërtetën.

Në përpjekje për të manipuluar dinamikën e ngjarjes, dhe përfshirjen në të zyrtarëve të lartë, Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë gjë, por fshehin. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik.

Nuk është asgjë më shumë se përpjekja e dytë për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit, si në ngjizje, dhe më pas në shtrembërim të provave, i keni sot, ‘lart e më lart’, në zyrat e shtetit.

I keni në personin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Sot, ai i ka ikur detyrës së atëhershme, dhe është graduar zv/ministër i Transporteve, por nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

I keni në personin e Alfred Shehut, prokurorit manipulator të provave të ngjarjes që ‘e fluturoi’ me ngritje nga Elbasani në SPAK.

I keni në personat e Drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilët u bënë pjesë e strukturës inkriminuese dhe kriminale të fshehjes së faktit se në makinën e viktimës kishte materiale zgjedhore.

Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Niredin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë.

Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj.

Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij, i pari që do të ishte thirrur në prokurori do të ishte përgjegjësi kryesor për ngjarjen, Taulant Balla.

Këta janë njerëz të rrezikshëm.

Shqipëria është në rrezik.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …

Leave a Reply