6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në dy qendra numërimi në Elbasan. Të gjithë janë numërues në një KZAZ-je.
Katër nga tetë numëruesit që akuzohen se kanë manipuluar votat për zgjedhjet e 25 prillit 2021 rezulton të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste. Partia Demokratike kishte dy, ndërsa dy të tjerët përfaqësonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ndarja sipas partive
Partia Socialiste
Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla
Partia Demokratike
Erald Karriqi
Erjon Dashi
Lëvizja Socialiste për Integrim
Eduart Zito
Mili Vasku
Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan.
Në dëshminë e tyre para grupi të hetimit ato kanë deklaruar se gabimi është kryer nga lodhja dhe nga pakujdesia. Sipas tyre gabimi nuk ishte i qëllimshëm dhe se nuk kishin interes për ndryshim rezultati.
“Unë nuk di të them si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi, mendoj se do te jetë bërë gabim nga lodhja pasi nuk ka patur as një interes për ndryshimin e rezultatit ka deklaruar”, Ylli Kuka.