Vokshi: Kushi me Ramën e kanë kthyer arsimin në celulë të PS

Albana Vokshi: Evis Kushi nuk u paraqit në seancën gjyqësore, në moralin e saj të japë dorëheqjen. Keqmenaxhimi i sistemit arsimor ka shpopulluar vendin. 208 mijë nxënës janë larguar në 8 vitet e Edi Ramës. Thirrja ime ëështë, më datë 7 korrik të dalin të protestojnë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ALBANA VOKSHI, PAS SEANCËS E PARË GJYQSORE NË GJYKATËN E POSAÇME

Sot u paraqita personalisht para Gjykatës së posacme pas padisë së Ministres së Arsimit Evis Kushi. Zonja më paditi për denoncimin e bërë prej meje, para disa javësh, pas sinjalizimeve të mësuesve të qarkut Elbasan për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.

Ishte seanca e parë pajtuese, por për çudi, Ministrja Kushi nuk ndodhej në seancëashtu siç ligji e përcakton.

Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi Ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej.

I kërkova gjykatës që të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’ia paraqitur në prezencë sipas ligjit, të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar dhe do të vazhdoj t’i denoncoj.

Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, por do të ishte në nderin dhe moralin e saj të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

Koha e provoi qe pyetjet ishin po ato që u derguan ne inbox-in tim nga nje mesuese.

Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor.

Evis Kushi ka përgjegjësi ligjore, ka përgjegjësi morale dhe përgjegjësi politike. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste.

Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet.

Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi.
Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit.

Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë.

Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik.

Si prind, u bëj thirrje nxënesve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik.

 

About Redaksia

Check Also

Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, …

Leave a Reply