Samit Historik/ Berisha: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, rëndësi strategjike

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur Samitin e zhvilluar në Madrid, Spanjë. Berisha shkruan se, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Samit Historik!

Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtet historik për këtë Aleancë.

Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai e bënë gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjetër.

Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleancës për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërrohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

About Redaksia

Check Also

“Ja ku janë plagët e betejës me horrat”, Noka: Nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur, Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 …

Leave a Reply