Berisha: Rama e ka futur vendin në një spirale pa krye!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se, Edi Rama e ka futur vendin në një spirale pa krye ndërsa shtoi se çdo vit janë shtuar kushtet dhe kriteret nga Bashkimi Europian.

Berisha deklaroi se Rama ka përdorur shtetin për fushatë elektorale. Berisha tha se nëse do ishte në pushtet, negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian do ishin hapur me kohë.

“Në këtë kohë të Ramës çdo vit janë shtuar kushtet dhe kriteret nga BE. Reforma në Drejtësi u shndërrua në një faktor kryesor të pengesës së negociatave. Nëse do isha në pushtet, negociatat do ishin hapur prej kohësh, për faktin e vetëm, siç zbatova nga 2005 deri në vitin 2013 kushtet, unë do zbatoja kushtet dhe kriteret edhe tani”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama firmosi vetë lejen e ndërtimit për godinën 3-katëshe të Bolinos!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama firmosi vetë lejen e ndërtimit për …

Leave a Reply