“Samiti i NATO-s”, PD përshëndet vendimet historike për sigurinë e Europës dhe Botës

• “Samiti i NATO-s”, PD përshëndet vendimet e rëndësishme dhe historike për sigurinë e Evropës dhe botës. Bumçi: Ne jemi sot një aleancë më e bashkuar, më e qartë, dhe më e fortë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË, ALDO BUMÇI

Partia Demokratike përshëndet firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, që i hap rrugë antarësimit të dy vendeve nordike në NATO.

Me krenarinë dhe përgjegjësinë e qeverisjes që kurorëzoi anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e mbrojtjes kolektive më të sukseshme të globit, Partia Demokratike përshëndet zgjerimin e Aleancës drejt këtyre vendeve mike e demokratike, të rreshtuara qartë në anën e drejtë të historisë.

Fakti që Stokholmi dhe Helsinki i japin fund asnjanësisë së gjatë, është dëshmi e qartë se, pushtimi rus i Ukrainës është një kërcënim alarmues për të gjithë Europën dhe botën.

Si vend i Ballkanit, ku interesat dhe ndikimi rus janë rrezikshëm të pranishëm, Shqipëria duhet të jetë edhe më shumë e vëmendshme ndaj zhvillime të tilla.

Duke përshëndetur vendimin historik për zgjerimin dhe forcimin e NATO-s, dhe si vend anëtar, u urojmë mirëseardhjen Suedisë dhe Finlandës.

Partia Demokratike mbetet mbrojtëse e palëkundur e arkitekturës së sigurisë euro-atlantike dhe e vlerave të saj të patjetërsueshme.

About Redaksia

Check Also

Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, …

Leave a Reply