Kërcënoi gazetarin për Xhaçkën/ Berisha: Sjellje e përsëritur prej harbuti e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama karshi gazetarit të A2 i cili pyeti ministren Xhaçka për skandalin me pronën publike. Berisha e quan sjelljen e Ramës si të denjë për kryeministrin e talebanëve dhe jo të një vendi anëtar të NATO-s. Berisha shkruan në reagimin e tij se, Rama është një armik i fjalës së lirë dhe se zgjodhi të kërcënojë dhe ndëshkojë gazetarin për fajin e vetëm se ai, duke bërë detyrën.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Sjellje e denjë për kryeministrin e talebanëve dhe jo të një vendi anëtar të NATO-s.

Miq, sot në një akt arrogance të dënueshme, tipike për armiqtë e fjalës së lirë, Edi Rama zgjodhi të kërcënojë dhe ndëshkojë gazetarin Klevi Muka të A2, për fajin e vetëm se ai, duke bërë detyrën, pyeti ministren Xhaçka, të përfshirë në një skandal prone publike, nëse ajo ka zbatuar rregullin e caktuar nga vetë Rama për takimet e ministrave me biznesmenë.

Duke përgëzuar gazetarin Klevin Muka për pyetjen e tij profesionale dhe legjitime, dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e përsëritur prej harbuti të Edi Ramës i cili kërcënon dhe pengon si armik i mediave gazetarët në detyrën e tyre. Ju bëj thirrje organizatave të mbrojtjes së lirisë së mediave të dënojnë me forcë më të madhe kërcënimet dhe arrogancën e  përsëritur të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve dhe të mbrojnë gazetarët e kërcënuar prej tij. sb

About Redaksia

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply