2 korriku ’90, datë reflektimi nga rreziku që mban emrin e sektit Rama

Nga Bujar LESKAJ

32 vite më parë, në 2 korrik 1990, qytetarët shqiptarë sfiduan masivisht diktaturën, duke përulur regjimin më të egër komunist.

Si asnjëherë më parë, duke hyrë në ambasadat e “vendeve kapitaliste” shqiptarët rrëzuan mitin e rremë të “Shqipërisë së lumtur socialiste” duke sfiduar regjimin më të egër komunist, i cili atë verë të nxehtë do të ndiente acarin e dimrit të vetmisë së madhe.

2 korriku ishte një akt guximi qytetar, i cili vinte si vazhdimësi e gjithë disidencës antikomuniste nga viti 1944 e deri në 1990 dhe që do të ishte pararendëse e Lëvizjes Studentore Shqiptare në Dhjetor ’90, e cila do të sillte demokracinë e mohuar e të shkelur për 45 vite.

Sot, 32 vite më pas, përsëri sytë e mendja e shqiptarëve janë larg Shqipërisë, drejt vendeve të lira e demokratike perëndimore, vendeve ku sundon ligji e drejtësia, vendeve ku vlerëohen vlerat; vendeve në të cilat do të ketë shpresë për një jetesë më të mirë për ta e familjet e tyre.

Sot, 32 vite më pas dhe pas 9 viteve të qeverisjes së sektit Rama në pushtet, shqiptarët janë përsëri me sytë nga ambasadat dhe Perëndimi. Rreth 500.000 shqiptarë janë larguar e po largohen përsëri pa e menduar dy herë në kërkim të mundësive, shpresës, jetës më të mirë!

Ikin, sepse në Shqipëri ata vidhen, keqqeverisen, tallen e nëpërkëmben nga regjimi i sektit Rama, i cili u ka vrarë shpresën, u ka vrarë të tashmen dhe u zymtëson të ardhmen; i ka varfëruar, i ka grabitur e vazhdon t’i grabisë përditë, nëpërmjet krimit e korrupsionit, i ka poshtëruar dhe dënuar të jenë për shumë kohë jashtë Europës, megjithëse aspirata e shqiptarëve ka qenë gjithmonë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

2 korriku 1990 duhet të jetë një datë reflektimi, sidomos sot, që “Shqipëria është në rrezik!” jo vetëm nga shpopullimi, varfëria, vrasja e shpresës, por nga rreziku kombëtar që mban emrin e sektit Rama.

About Redaksia

Check Also

Dita e 1.319, pas 1.318 ditëve të SPAK në luftën kundër… anti-korrupsionit

Nga Nga Gent STRAZIMIRI Ditën e 1.318 të hetimit ndaj Sali Berishës, kryedenoncuesit të korrupsionit të …

Leave a Reply