32 vjet pas 2 Korrikut ’90, shqiptarët sërish në eksod masiv

32 vjet pas hapjes së Ambasadave në Tiranë, shqiptarët i janë rikthyer sërish emigrimit masiv. Në 2 Korrikun e ’90, ishin 5 mijë qytetarë që u larguan në drejtim të vendeve europiane, ndërsa në 9 vitet e qeverisë “Rama” numërohen rreth 1 milionë shqiptarë që kanë marrë rrugët e emigrimit në vendet e BE. Larrgimet massive të shqiptarëve drejt Perëndimit po bëhen gjithnjë e më të shumta gjatë këtij viti për shkak të varfërisë dhe rritjes së krizës ekonomike.

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera.

Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre). Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës.

Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan.

Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).

Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

Më 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare, të përfaqësuar në këtë përleshje, prej Sigurimit të Shtetit.

Qershori i vitit 1990, u shoqërua me disa të plagosur, ndërkohë që jo zyrtarisht, u deklarua se pati edhe një numër të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin. Këto tashmë janë konfirmuar si të vërteta, paçka se regjimi i vitit 1990-1991, tentoi t’i fshihte këto krime njerëzore, që e kishin emrin “demokraci” dhe “liri individi”.

Ylli Bodinaku, ja si e çau 20 vjet më parë murin e ambasadës gjermane

Ishte Ylli Bodinaku, ai që më 2 korrik, çau me kamionin e tij tip “Skoda” murin e ambasadës gjermane. Ai kujton si sot, atë mbrëmje, kur i ra murit mbrapa të ambasadës gjermane dhe hyri brenda me kamionin e tij brenda të cilit kishte gruan dhe dy djemtë, njërin 11 vjeç dhe tjetrin foshnjë dy muajsh, po kështu mbi karroceri kishte shokë, miq, gjithsej 36 persona.

Dhjetëra të tjerë vërshuan më pas në ambasadën gjermane, nga muri që ai rrëzoi. Atë mbrëmje, në Bon të Gjermanisë, u raportua se në ambasadën gjermane në Shqipëri, ishin futur menjëherë 86 vetë. “Punonjësit e ambasadës, kujton Ylli Bodinaku, na mblodhën dhe na lexuan një faks, që kishte dërguar Genscher, ku shkruhej: “Shoferi bashkë me të tjerët janë heronj të demokracisë shqiptare. Ata shembën murin e Berlinit të Shqipërisë”.

Shembjen e atij muri Bodinaku e kishte projektuar në ëndrrat e tij më të guximshme, që nuk e thyen prej torturave të Sigurimit të shtetit në Tiranë. Ideja se një ditë ai do t’i binte atij muri e mbajti gjallë më pas në qelinë e burgut famëkeq të Spaçit, ku regjimi e çoi si të burgosur politik.

'2 Korriku'/ Meta: Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta …

Leave a Reply