Berisha: Dramë! Shqipëria 3300 lindje më pak! Po rrisim fëmijë për emigracion

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ngriti disa shqetësime në bashkëbisedimin online me shqiptarët e Diasporës.

Berisha tha se vitin e kaluar, në rrafshin demografik, kemi një kthesë dramatike pasi për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se vdekje.

Lideri demokrat theksoi se jemi shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, dhe largimi i shqiptarëve vijon dita-ditës.

“Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion, në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj.”-tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply