Nisma për lejimin e kanabisit, Berisha: Alarmante, Rama po legalizon krimin!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e Diasporës dhe për legalizimin e kanabisit nga Edi Rama.

Berisha e cilësoi alarmante nismën e qeverisë, duke akuzuar kryeministrin se po legalizon krimin në vend.

“Droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në një mënyrë apo tjetrën krimin që sjell ajo. Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht, krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në vende te Amerikës Latine, dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues kryesor i kanabisit në kontinent por dhe një hap ndër më kryesorët, i kokainës dhe drogave të tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply