Berisha: Protesta e 7 korrikut e domosdoshme për të çmontuar këtë regjim!

PS përjashtoi votën e lirë 

Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideron domosdoshmëri protestën e 7 korrikut, për të çmontuar regjimin që sundon Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Diasporës, Berisha tha gjithashtu se partia që qeveris vendin, PS-ja, përjashtoi votën e lirë, duke emëruar kryetarët e degëve dhe përjashtuar anëtarësinë nga procesi.

“Ne kemi thirrur protestë më datën 7 korrik dhe jemi të vendosur që krahas të gjitha formave të tjera të opozitarizmit, të përdorim edhe protestën, si një kusht të domosdoshëm për të çmontuar këtë regjim që ka uzurpuar të gjitha pushtetet pa votën e lirë. Ju besoj jeni informuar se PS përjashtoi këtë vit përfundimisht votën e lirë brenda saj. Kryetarët e PS, sipas vendimit të djeshëm të Kryesisë së kësaj partie, nuk votohen më nga anëtarësia, kryetarët e degëve, por emërohen nga Edi Rama, njëlloj si dikur nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply