Kryetari i PD, Berisha deklaroi sonte se, Rama duhet të dalë para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Berisha e bëri deklaratën pas intervistës së 90 vjeçares në azilin e pleqve, të cilës i janë kaluar dhe marrë 30 milionë euro nga inceneratorët.
“Kjo ndodh vetëm e vetëm kur kryeministri vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Kjo nuk është një aferë në Kukës, Gjirokastër apo Korçë, kjo është një aferë në establishmentin kryesor të shtetit, ky janë kryeministri, ministri i financave, dhe kryebashkiaku.
Paratë e shtetit, thesari përfundoi në fruta ekzotike, shkruhet për çdo gjë tjetër e jo për ato për të cilat jepen paratë. Kjo të çon te ministri i financave Ahmetaj, Veliaj dhe Edi Rama. Tek pensionistja ne azil, që s’ka asnjë lidhje, e vërteta është se gjithçka ka një krye dhe ky është Edi Rama, Engjell Agaçi, Veliaj dhe Arben Ahmetaj”, tha Berisha.