Berisha paralajmëron vendim politik kriminal të Sadush-gjykatës ndaj Salianjit

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha sot në një konferencë për shtyp se gjyqtarët e Partisë Socialiste, duan të dënojnë deputetin demokrat, Ervin Salianji pasi denoncoi vëllanë trafikant të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Berisha ishte konkret në akuzat e tij, duke përmendur gjykatësit Artan Gjermeni dhe Petra Sadushi. Ai lëshoi akuza të ashpra sidomos në drejtim të Gjermenit, që dha vendimin në shkallën e parë kundër deputetit Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

“Mbi montimet e një dëshmitari të rremë, famozit Fredi Alizoti, nisi procesi ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Po cili ishte gjykatësi që dha dënimin?

Ai ishte një kriminel, një trafikant, një hanxhar i Bandës së Lushnjes, që ishte zgjedhur dhe në bordin e Shkollës së Magjistaturës. Ai ishte Artan Gjermeni, i implikuar në trafiqe njerëzore të qytetarëve shqiptarë drejt SHBA. Ai fshinte penalitetet e kriminelëve shqiptarë kundrejt 10 mijë eurove. Ky nuk është vetëm një rast. Janë të paktën tre denoncime, për të cilat Artan Gjermeni duhet të vuajë vite burg.

Ai ka marrë mijëra e mijëra euro për të liruar të burgosurit nga burgu i Peqinit. Ky gjykatës i markës mafioze, arrin të dënojë për llogari të klanit mafioz të Xhafës, për veprën për të cilën ata meritojnë dekoratë nga shteti ligjor,” tha Berisha.

“Procesi nuk ndalet. Hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër. Sot në orën 14:00, gjykatësja Petra Sadushi në Gjykatën e Apelit, burri i të cilës është i lidhur kokë e këmbë me klanin Xhafaj dhe është komisari politik i partisë në drejtësi, ka hedhur shortin dhe ka caktuar datën e gjykimit.

Në vend të tërheqjes së menjëhershme nga procesi, ajo ka marrë përsipër të çojë më tej, veprën kriminale të mafies shqiptare në radhët e drejtësisë.

Reforma ka prodhuar një specie gjykatësish, të cilët nuk ngurojnë të shkruajnë ligjin dhe jo të bëjnë ligjin në sallat e gjyqit, si Artan Gjermeni, Blerina Muçi dhe Petra Sadushi”, vijoi kreu i PD.

About Redaksia

Check Also

“Ja ku janë plagët e betejës me horrat”, Noka: Nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur, Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 …

Leave a Reply