Berisha: Rama kërkon t’i marrë mandatin Salianjit, triumf i plotë i mafias shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp denoncoi skandalin me gjyqin në Apel ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ai tha se, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpunim me drejtësinë mafioze, duan t’i marrin atij mandatin.

“Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane, sepse ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. I kërkuar në Venezuelë sepse ky trafik ishte mes Italisë dhe Venezuelës.

I mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa.

Ky delinkuent vazhdonte i qetë punën e zezë nga porti i Vlorës me mbrojtjen totale të pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Gazetarët kurajozë, guximtarë, faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës.

Se ai ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian.

Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të të shumëkërkuarit Geron Xhafa, i dënuar me dënim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ, sipas të cilit, Geron Xhafa vazhdonte drejtimin e trafiqeve.

Në një skenar që do e kishin lakmi dhe superfilmat për mafien, Geron Xhafa ndalohet dhe sillet në Tiranë. Bën padi kundër gazetarit dhe Ervin Salianjit sepse i njollosën pastërtinë e tij. Dhe të nesërmen, në 6 të mëngjesit, prokurorët politikë, për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal, e nisën për në Itali.

Një ditë më vonë, fillon montimi i shpifur, i turpshëm, manipulimi në mënyrat më të vjetra të policisë sekrete, për të deformuar realitetin. Në këtë akt kriminal, janë të implikuar direkt Ardi Veliu, famëziu Nushi, që është në arrest sot. Janë implikuar punonjësit e SHISH, të cilët sikur të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës, sapo morën vesh që bëhej fjalë për Agron Xhafën, shkelmuan mbi detyrën dhe ligjin dhe deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit, deklaratë që e hodhi poshtë si trillim laboratori i analizës së zërit në Britaninë e Madhe”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply