Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaroi se kryeministri Edi Rama s’ka asnjë grimcë dhembshurie ndaj njerëzve.
Kreu i selisë blu theksoi se Rama nuk mendon për bukën e gojës për të cilën vuajnë qytetarët, por bën udhëtime private me avion dhe kostot shkojnë deri në 300 mijë euro. Ndër të tjera Sali Berisha tha se Edi Rama jeton me një grup oligarkësh e qeveritarësh që vjedhin së bashku paratë e qytetarëve.
“E ka të zakonshme të thotë se, në Shqipëri nuk vuan kush për kafshatën. I transformuar nga pushteti në një qenie, para 9 vitesh vraponte nga dyqani në dyqan dhe tregonte listat e ushqimeve në media.
Sot janë të trefishuara dhe sot thotë se në Shqipëri nuk ekziston problemi i kafshatës. Ky njeri i cili udhëton vetë me avion në dispozicion duke shpenzuar për një rrugë 300 mijë euro, në varësi nga distanca deklaron se ktu s’ka mungesa ilaçesh e ushqimesh. Rama është i verbuar, jeton me një grup oligarkësh, grup qeveritarësh që vjedhin gjithë ditën së bashku”, tha Berisha.