Qysh kur ka ekzistuar kultura ruse si një e tërë, anipse nga brenda e konfliktuar, influenca e kulturës politike perandorake nuk ka sesi të mos e ketë helmuar “kulturën shpirtërore” ruse. Prandaj glorifikimi i sinqertë i perandorisë nga Alexander Pushkin dhe Fyodor Tyutchev, antipolonizmi ekstrem i Fyodor Dostoevsky, patriotizmi “o burra” i të hershmit Nikolai Berdyaev.
Për ata që qenë të frikësuar apo të shqetësuar nga një rezultat i tillë imperialist, “kultura shpirtërore” ruse ofronte një rreze të tërë alibishë personale dhe politike. “Pse mua? Unë jam një njeri i vogël. Shteti po bën diçka të keqe, por unë nuk kam të bëj aspak me të. Bile po përpiqem t’i shmangem asaj. Pse të më akuzosh mua?”.
Shembuj të kësaj lloj alibie mund të gjenden tek “The Cathedral Folk” (Soboryane) e Nikolai Leskov apo në shumë prej karaktereve të Anton Chekhov dhe të tjerëve. Qindra, në mos mijëra, “intelektualë rusë” të mirë ende fshihen pas kësaj alibie.
Më së fundi, kultura ruse paraqet një lloj të tretë, jashtëzakonisht të rrallë: haptazi antiimperialiste dhe në kundërvënie me idenë e alibisë personale. Njeriu mjund të gjejë këtë alibi të fundit në fillimet e Mikhail Bakhtin (“joalibi në zhvillim”), llojin e parë tek Pyotr Chaadayev dhe Mikhail Salykov-Shchedrin, kurse të dytën tek i fundit Berdyaev dhe të tjerë.
Nga kjo pikëpamje e kulturs politike dhe shpirtërore ruse, ajo vazhdon se thirrjet nga figura ruse dhe disa europiane për ta “shpëtuar kulturën ruse nga sanksionet” sepse, siç thonë ata, “kjo nuk ka të bëjë aspak me Putinin” përmban pak të drejta bashkë me shumë hipokrizi.
Lloji antiimperialist i kulturës ruse kërkon asgjë, përveç mbështetjes. Gjëja e vetme që mbështetësit e saj duhet të pranojnë është se Imperium Russicum delendum est, që do të thotë “Perandoria Ruse duhet të shkatërrohet” dhe kjo detyrë historike nuk është realizuar akoma.
Për ata që fshihen pas “alibisë personale” të tyre, njeriu mund të dëshirojë që në procesin e shpërbërjes së perandorisë, ata mund të gjejnë formimin e një shteti që ata do ta pranonin si të tyrin, bashkë me përgjegjësinë personale për të gjitha veprimet e tij.
Sot ato janë një “peshë e vdekur” e vlefshme vetëm për mëshirë. Për më tepër, ata janë bashkëpunëtorë pasivë ne veprimet e perandorisë së tyre, pasi nuk i kundërvihen të keqes që realizohet nga dhe brenda saj. Dhe ata që janë rreshtuar vullnetarisht me perandorinë ndajnë përgjegjësinë e plotë për të gjitha krimet e saj.
Nëqoftëse doni ta gjeni shpejt me cilin lloj po ndesheni kur flisni me një individ të veçantë, pyetini ata klasiken “Kujt i përket Krimeja?”. Njëri do të përgjigjet “Russia”, tjetri “Ukraina”, tjetri do të thotë: “Mos më pyesni mua, unë jam vetëm një njeri i vogël”.
Ajo çka nuk duhet të lejojmë tani është për kulturën imperialiste ruse që të trajtohet si diçka që kërkon mbështetje, pavarësisht çdo veprimi të shtetit rus.
Sot, sigurisht, ne mund ta dëgjojmë Wagner pa e drejtuar gishtin tek antisemitizmi i tij dhe sesi muzika e tij frymëzoi nazistët. Ne mund t’i shohim filmat e Leni Riefenstahl dhe të admirojmë aftësitë kinematografike të saj. Në mënyrë të ngjashme, rezultati imperialist i kulturës ruse, me manifestimet më të larta të saj, do të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore botërore atëhere kur perandoria që i dha jetën do të ketë të njëjtin fat si Rajhu i Tretë.
Ama, për momentin, ne duhet të punojmë që të ndodhë një gjë e tillë.
(Oleksiy Panych, filozof, përkthyes, anëtar i PEN Ukrainës)
Përgatiti
ARMIN TIRANA