Braho kundër legalizimit të kanabisit: Rama përdorues droge që në rini

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës. Gjatë një interviste të dhënë në News24, Braho është shprehur se Edi Rama ka qenë përdorues droge që në rininë e tij. Ish-deputeti, i cili ka qenë edhe një ndër më të afërtit me Ramën, është shprehur kundër legalizimit të kanabisit në Shqipëri.

‘Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore!

Te ky përdorimi vetjak ka parasysh edhe veten e tij, se ai fumator kanabisi e droge ka qenë në rininë e tij, e deri vonë. Por, le ta pijë, punë e tij. Ne jemi të papërgatitur për legalizimin e kanabisit’, është shprehur Braho për News24.

Më pas, Braho kujton se edhe Maqedonia e legalizoi kanabisin për qëlime mjekësore, por kjo industri ka dalë me humbje.

‘E para, ekonomikisht kjo përvojë, të cilën e kali Maqedonia, nga informacioni që kam unë është një sektor që ka dalë me humbje, nuk ka sjellë gjë. Por, kjo do masa të forta.

Të lejosh kultivimin industrial, thotë ai, do të thotë të marrësh masa, të kesh një siguri të plotë. Se këtu për dy vjet, 2015-2017 këtu u bë nami, me qeverisjen e Ramës u bë nami, u kanabizua Shqipëria, dhe fitoi një kategori në atë periudhë’, ka theksuar Spartak Braho, në intervistën e tij në News24.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply