Ekspertja e ekonomisë: Qeveria po përdor emigrantët si të moshuarit me inceneratorët

Ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv çështjen e amnistisë fiskale.

Ajo deklaroi se është kundër kësaj nisme ndërsa theksoi se burimi i këtyre parave ka shumë pak gjasa të jetë nga emigrantët, dhe i përket atyre që kanë bërë para të zeza.

“Së pari paraja kriminale sado e madhe qoftë dhe sado nevojë të ketë ekonomia për një shumë likuiditeti është gjithnjë e papranueshme, shkatërron strukturën ekonomike.

Së dyti Shqipëria që tenon bashkimin në BE dhe do të shkojë në standardet europiane ka damkën e zezë pasi jemi të shtatët për kultivim kanabisi.

Në Moneyval mbajmë ngjyrën gri. Në këto kushte, edhe sikur mos të ishte kaq e zezë përqasja ndaj amnistisë, duhet të kishim dëgjuar FMN-në të frenonim këtë proces.

Me shumë gjasa si ato fluskat që bëhen për të tërhequr vëmëndjen. Nuk kemi ne një diasporë, biznese kaq të mëdha që operojnë jashtë kufijve dhe t’i sjellim këtu.”-tha Guxholli.

Më tej ekspertja e ekonomisë deklaroi se po përdorin emrat e emigrantëve si emrat e të moshuarve që u përdorën për të bërë lëvizje fiktive parash nga inceneratorët.

“Skema të tilla të ashtuquajtura biznesi që pastrojnë paratë dhe në lëvizje fondesh publike në përfitim të privatëve dhe individëve janë të njohura.

Në një shtet ligjor ku ka kontroll, s’bëhen këto skema. Kompani fantazëm që xhirojnë shërbime fiktive. Qeveria e ka në dorë të kontrollojë dhe të parandalojë këto skema”, tha ekspertja.

About Redaksia

Check Also

“SIGAL UNIQA”, pjesë e Piramidës së Tiranës/ Ponari: Lokacioni më i ri i inovacionit në sigurime dhe edukimit financiar

“SIGAL UNIQA Group Austria” prej 25 vjetësh tashmë është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe …

Leave a Reply