Paralajmërimi i Kryemadhit: SPAK ta kthejë urgjent Edi Ramën nga Holanda!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK ta kthejë Edi Ramën nga Holanda the ta thërrasë urgjent për ta marrë npyetje për supeskandalin e inbeneratorëve.

“Siç janë këto fatura që janë për nja 4-5 milionë lekë të reja, apo edhe më shumë, ka fatura pafund të Klodian Zotos, të Integrated, të Klodian Zotos që janë faturuar te këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal që në fakt është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit. Janë grabitur para që kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorët. Këtu do të jemi, do jemi përsëri prezent me fakte të reja, dokumente të reja.

Gazetarët të mos hedhin shashka sikur janë thirrur në SPAK pensionistët, se nuk janë thirrur sepse nuk e kemi dorëzuar ende padinë për këtë çështje. Bëhet për të shfokusuar vëmendjen. Po, SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kartë postale Edi Ramën dhe ta pyesë me ç’të drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve se nuk janë vetëm 2 pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dalin që shumë firma fiktive të krijuara, pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Iu është marrë karta e identitetit, iu është vjedhur karta e identitetit”, u shpreh Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply