Protesta e 7 korrikut, studentja: Një Shqipëri që nuk ngre krye është në rrezik!

Protesta e 7 korrikut, studentja Dorisa Prela bën thirrje për pjesmarrje: Një Shqipëri që nuk ngre krye është një Shqipëri në rrezik

Unë jam Dorisa Prela, 20 vjeç, studente e vit të parë ne degën Dizajn.

Do t’i bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike më 7 korrik.

Unë nuk do të dal në protestë për veten, por për të tjerët. Nëse mua dhe familjes time i shkojnë punët mire, shoh shumë të tjerë në vështitrësi. I shoh në lagje, në kishë apo në qytet.

Unë do të dal në protestë, sepse dua që edhe të tjerët të kenë mundësitë që unë kam.

Unë dua të jem krahu i dikujt në nevojë.

Sepse çmimet e larta, edhe pse nuk i trembin disa, shumë të tjerë i bëjnë të ulin kokën.

Protesta e 7 korrikut është rasti për të thënë se nuk duhet ta ulim kokën.

Unë do të dal për të tjerët dhe mendoj se kjo është detyra e secilit.

Të dalim për dikë që nuk i ka mundësitë tona, por është njëri prej nesh.

Një Shqipëri që nuk ngre krye është një Shqipëri në rrezik.

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply