Tragjike/ Si humbi jetën 22-vjeçari, po luante në kalçeto, i ranë hekurat sipër

Armando Kazma po luante futboll me babain e tij dhe vëllain e vogël kur hekurat e kalçetos i ranë sipër, pas një stuhie ere dhe shiu.

Mësohet se 22-vjeçari ka thënë “më ndihmoni” dhe në momentin kur është nxjerrë nga zjarrfikësit ka pasur shenja jete, por s’ka mundur të mbijetojë.

Në momentin kur ranë hekurat e kalçetos, në fushë kanë qenë rreth 20 persona që po luanin dhe është ndërprerë energjia elektrike.

Pronari i objektit dhe punonjësit janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, pasi ngjarja është konsideruar aksidentale.

Nipi i deputetit demokrat, Luan Baçit njihej si një djalë i urtë në Sarandë dhe ishte pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Nëna e tij punonte si mësuese ndërsa i ati kishte biznes.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply