Transinstria: Fronti i nxehtë i shtetit që nuk ekziston

Transnistria, zyrtarisht Republika Moldave e Pridniestrovit, është një shtet i pavarur jo i njohur nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, pasi konsiderohet de iure pjesë e Moldavisë. Prej disa ditësh emri i këtij shteti të vogël të pavarur është kthyer në skenë pasi kreu i shtetit të Moldavisë, Maia Sandu, ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar lidhur me një ashpërsim të mundshëm të tensioneve pas shpërthiemeve të ndryshme në disa zona të rajonit separatist të Transnistrisë.

Moldavia dhe Transnistria

Rajoni mbizotrueshmërisht rusishtfolës gjendet midis lumit Dniester me kufirin me Ukrainën dhe është bërë i pavarur nga Moldavia gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Moldavia ka një histori të gjatë dominimi nga ana e Perandorisë Ruse dhe më pas të Bashkimit Sovjetik, pavarësia e siguruar në dhjetorin e 1991, ka bërë që ky vend i vogël të afrohej progresivisht me pozicione më shumë properëndimore dhe europeiste, duke u larguar nga influenca ruse siç kanë bërë shumë vënde pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe tranzicionit pasues nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut.

Në një referendum të vitit 2006 që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar, më shumë se 95% e votuesve e ka mbështetur aderimin me Rusinë, duke i dhënë një goditje të fortë Moldavisë, që shpresonte të ndiqte Rumaninë dhe shtete të tjera të Europës Lindore në Bashkimin Europian. Në ditët e sotme Transnistria kontrollohet nga separatistë prorusë, me kreun e shtetit Vadim Krasnoselskijn, që përveç se i mikpret përjetësisht trupat ruse, konsiderohet edhe një magazinë e rëndësishme armësh edhe për shkak të situatës së tij juridike jashtë kontrollit të komunitetit ndërkombëtar.

Moldavia nuk është pjesë e NATO dhe po kërkon të mbesë jashtë nga çdo aleancë ushtarake qysh nga pavarësia e saj, falë edhje neutralitetit të sanksionuar nga kushtetuta e saj. Megjithatë, në rast se Putini do të duhej ta shtynte kufirin e tij me Ukrainën, do të hapej një lloj preokupimi lidhur me kapacitetin e vendit të vogël të Lindjes në raport me kapacitetet reale mbrojtëese përpara një pushtimi potencial rus.

Eskalimi i mundshëm

Sipas Al Jazeera, Rustam Minnekayev, një prej komandantëve rusë më të rëndësishëm, është cituar nga agjenci shtetërore shtypi të ndryshme se ka thënë që Rusia synonte të merrte kontrollin e Ukrainës jugore, që do t’i jepte akses Transinitrisë. Nuk është ende e qartë nëse ushtria ruse, aktualisht e impenjuar në një betejë të përgjakshme për të marrë Ukrainën lindore, do të ishte në gjendje të kapte më shumë territor në Ukrainën jugore dhe të avanconte drejt Moldavisë.

Potencialisht, Rusia mund të kërkojë ta përdorë Transnistrinë për ta asistuar me ilaçe dhe ushqim, duke e vënë sigurinë në linjat hekurudhore, duke ofruar një hapësirë të sigurtë ku të furnizojë trupat e saj, riparojë pajisjet dhe të riorganizohet. Qindra media ndërkombëtare, një seri shpërthimesh të pashpjegueshme janë verifikuar në disa pjesë të Transnistrisë, duke shkaktuar frikërat se lufta ruso – ukrainase mund të shtrihet shpejt përtej Ukrainës dhe të shpërthente një konflikt të ri në Europën lindore.

Një seri shpërthimesh qenë dëgjuar në kryeqytetin e Transnistrisë, Tiraspol, afër godinës së Ministrisë së Sigurimit Shtetëror, sipas agjencisë shtetërore ruse RIA – Novosti. Ndërsa, po të qëndrosh deklarimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Transnistrisë, të nesërmen dy kulla radioje janë dëmtuar nga shpërthime në orët e para të mëngjesit.

Negociatat e paqes

Negociatat për paqen filluan në 1993 dhe në 1999, në samitin e 6-të të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), Rusia premtoi se do t’i tërhiqte trupat e saj nga Moldavia. Megjithatë, qysh në konferencën e radhës së organizuar nga OSBE në 2003, Rusia i injoronte hapur premtimet e saj të marra në samitin e Stambollit të 1999. Pas këtyre evnimenteve, në 2004 në samitin e NATO të mbajtur gjithmonë në Stamboll, organizata ka shprehur hidhërimin e saj lidhur me paaftësinë ruse për të respektuar termat e largimit të trupave të saj nga Transnistria. Në vitin 2005, OSBE ka nisur negociata të tjera me përfaqësuesit e Transnistrisë, Rusisë, Moldavisë, Ukrainës, nga shtete të OSBE dhe, së fundi, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara në cilësinë e vëzhguesve, që kanë konfrontuar në një format 5 + 2 lidhur me një zgjidhje potenciale paqësore të konfliktit.

Megjithatë, qysh në 2006 negociatat e ndalën për të rifilluar më pas formalisht në 2012 dhe pas më shumë se 10 vite nga fillimi i ri i dialogut, Transnistria mbetet akoma sot një imbo juridike. Nga ana e saj, Rusia thekson se çështja e Transnistrisë do të zgjidhej nëpërmjet federalizimit të Moldavisë, Rusia i ka paraqitur qeverisë së Kishinaut në 2003 një projekt të njohur si Memorandumi Kozak. Ky plan përfshinte krijimin e një Moldavie federale dhe dhënien e një statusi special rajonit të Transnistrisë. Sipas planit, administrimi i Transnistrisë do të kishte pushtetin që të bllokonte çfarëdolloj legjislacioni që administrata e Kishinaut do të miratonte. Sipas planit rus, Moldavia nuk do të ishte ne gjendje të bashkohej ndaj asnjë lloj aleance ushtarake dhe do ta ruante neutralitetin, por njësitë ushtarake ruse do të mund të qëndronin në Transnistri për vite të tëra.

Megjithat, duhet mbajtur në mendje se pavarësisht se Rusia ka mbuluar rolin e ndërmjetësuesit në konflikt, vazhdimisht i ka mbajtur trupat e saj në Transnistri, pavarësisht kërkesës së Moldavisë për t’i larguar prej saj. Situata është e ngjashme me Krimenë pasi Rusia ka trupa me qëndrim në një zonë të një vendi tjetër që kufizohet me Rusinë dhe ka një popullsi të madhe ruse. Megjithatë, kjo situatë ndryshon nga konflikti në Krime, pasi në këtë rast Rusia është e prirur që të ndihmojë për të stabilizuar një rajon në vend që ta pushtojë dhe aneksojë. Duket e qartë se qeveria ruse po e sfidon hapur të drejtën ndërkombëtare, pasi një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar e ka dënuar në mënyrë të përsëritur pushtimin e rajonit.

Zgjidhje të mundshme

Nga sa mund të kuptohet, situata në Transnistri është jashtëzakonisht komplekse. Deri më tani komuniteti ndërkombëtar ka ndjekur strategjinë e ruajtjes së statuskuosë deri kur Transnistria nuk do të jetë e gatshme ta pranojë kontrollin e qeverisë moldave. Megjithatë, rëndimi i konfliktit në Ukrainë mund ta vërë në diskutim këtë statuskuo dhe të provokojë një eskalim të rëndë, pas edhe sikur ky konflikt të ketë qëndruar thuajse i “ngrirë” deri më sot, situata e pengon Moldavinë dhe Transnistrinë të vazhdojnë të rriten e të prosperojnë dhe krijon një paqartësi të mëtjeshme në një zonë tashmë të destabilizuar nga lufta në Ukrainë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë respektimin e së drejtës ndërkombëtare, të ushtrojë presion me qëllim që qeveria moldave të punojë për të gjetur një zgjidhje paqësore që nuk shkakton tensione të mëtejshme midis palëve, që nuk kufizohet vetën në largimin e trupave ruse nga terroti moldav, por edhe në espektimin e neutralitetit të sanksionuar prej kushtetutës së Moldavisë.

(nga Istituto Analisi Relazioni Internazionali)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Si sot 8 vjet më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza,  fituese e çmimit …

Leave a Reply