Boçi: Grumbullime masive protestuesish! Po vijnë edhe ata që deri dje kanë hezituar

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi në një prononcim për Syri Tv nga selia blu para protestës së kësaj të enjteje, deklaroi se organizimi ka qenë kapilar në të gjitha qarqet.

Boçi u shpreh se ka grumbullime të mëdha protestuesish ndërsa shtoi se shumë do të vijnë nga Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Belshi e Prrenjasi.

Ndër të tjera nënkryetari i PD u shpreh se po vijnë edhe ata qytetarë të cilët deri dje kanë hezituar të dalin në shesh.

“Një prag për tu kapërcyer, deputetët sot më mirë se kurrë do lexojnë sentimentin e anëtarësisë, ky është magneti më i fortë i çdo deputeti për të ndërtuar qëndrimin e tij.

Organizimi ka qenë kapilar në të gjitha qarqet. Elbasani ndër vite ka qenë shembull i prurjes së anëtarëve të PD dhe qytetarëve në protesta.

Ka grumbullime dhe nisje të mëdha jo vetëm nga Elbasani, por Librazhd, Cërrik, Prrenjas dhe Cërrik. Tre deputetë nuk janë bashkuar në protestë. Tani është momenti që dhe ata që kanë hezituar, të mund të vijë sot në protestë”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply