Emigranti nga Nju Xhersi: Më 7 korrik çdokush proteston për veten dhe për kombin!

Një ri që ka emigruar në SHBA, Uliks Elezi, i ka përcjellë një mesazh sot qytetarëve shqiptarë, që të mblidhen në revoltën popullore përpara Kryeministrisë, sot pasdite në Tiranë për të përfaqësuar edhe të tjerë si ai.

Fjala e Uliksit

“Përshëndetje Dr. Berisha! Quhem Uliks Elezi.

Ju flas nga shteti i Nju Xhersit, një i ri i larguar jashtë dëshirës sime nga keqqeverisja e sotme.

Duke përshëndetur të gjithë shqiptarët, në Amerikë dhe kudo që janë, dua t’u bëj një thirrje: Kushdo që mundet, t’i bashkohet protestës së 7 korrikut ose ta mbështesë atë me çfarë mundet! Më 7 korrik çdokush proteston, së pari për veten dhe për kombin.

Korriku është edhe muaji i ambasadave, ku me mijëra shqiptarë gjetën një dritare për t’i shpëtuar ferrit komunist. Sot pas 31 vitesh, me mijëra shqiptarë po braktisin vendin e tyre dhe situata duket edhe më keq se para 31 vitesh.

Duket se ky është një plan shpopullues.

Duhet të reagojmë më 7 korrik, të ngjallim shpresën.  T’i tregojmë Ramës që kemi vendosur jo vetëm të mos e braktisim, por të rikthehemi sa më shpejt dhe të përballemi me të keqen”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply