Protesta/ Paloka thirrje qytetarëve: Sa të jetë Rama në pushtet, e keqja është aty!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të dalin në shesh sot në orën 7 para Kryeministrisë. Paloka shkruan në një postim në Facebook se, të jeni të sigurtë, se sa të jetë Rama në pushtet, e keqja është aty vetëm një hap pas derës të gjithesecilit. Prandaj askush nuk duhet të thotë: “Ç’më duhet mua”!

Postimi i Palokës

Qytetarët e Tiranes sot duhet të jenë në shesh.

Edhe ata që e keqja mund të mos i ketë prekur ende, nuk mund të tregohen indiferent e të presin që e keqja t’ju shkojë në derë sepse atehërë do të jetë vonë.

E të jeni të sigurtë, se sa të jetë Rama në pushtet, e keqja është aty vetëm një hap pas derës të gjithesecilit.

Prandaj askush nuk duhet të thotë: “Ç’më duhet mua” sepse ajo “rehatia” e momentit rrezikon të prishet në çdo moment dhe papritur nga një monster që pushtetin e ka dhe e përdor vetëm për interesat e tij dhe një grupi të ngushtë rreth tij.

About Redaksia

Check Also

“Rama jepe dorëheqjen”! Protesta “pushton” Tiranën

‘Rama jepe dorëheqjen’ jehon mbrëmjen e sotme në të gjithë rrugët e Tiranës.  Lumi i protestuesve …

Leave a Reply