Deputeti i PD, Tritan Shehu ju drejtua deputetëve socialsitë se, nuk mund të shprehesh dhimbjen për viktimen pa dënuar gjenocidin, ky është gjenocidi serb dhe kjo duhet vënë që në titull. Shehu tha se kjo rezolutë nuk e dënon politikisht gjenocidin.
“Nuk merrem me provokacione që prishin etikën e këtij kuvendi. Pra unë mendoj që të mendojmë me gjakftohtësi se si të bëjmë për të përmirsuar disa elementë të kësaj rezulte që ka konfuziuonin e saj që kërkon ta godasë gjenocidin në mënyrë indirektë dhe në këtë mënyrë lë bazë e gjenocidit pa dënuar. Ne të gjithë e dënojmë gjenocidin.
U tha këtu se ky është titulli që ka dhe Parlamenti Europian por kjo nuk është e vërtetë. Ju titullin e bëni për përkujtimin e viktimave në Srebenicë, duhet ndryshuar tuitulli, Dënimi i gjenocidit serb në Srrebenicë dhe kujtimin e viktimave. Nuk mund të shprehesh dhimbjen për viktimen pa dënuar gjenocidin. Ky është gjenocidi serb dhe kjo duhet vënë që në titull. Kjo rezolutë nuk e dënon politikisht gjenocidin”, u shpreh Shehu.