Berisha flet në Kuvend për genocidin serb në Bosnje, ambasadori boshnjak i regjistron fjalimin

Para disa javësh, qeveria e Edi Ramës tronditi rajonin kur rrëzoi një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Bosnje. Sot, pas një reflektimi, ajo paraqiti një rezolutë në përpjekje për të shlyer atë skandal.

Por kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se sërish rezoluta është e cunguar dhe me zemër të thyer. Sipas tij, në tekst nuk përmenden dy arkitektët e gjenocidit serb, Sllobodan Millosheviç dhe Aleksandër Vuçiç. Jo vetëm kaq, por Berisha shtoi se në tekst flitet për vrasjet në Kosovë, por nuk thuhet se ky ishte një gjenocid serb në Kosovë.

Berisha tha se në mënyrë skandaloze, të njëjtën gjë mazhoranca bëri edhe me rezolutën për situatën në Ukrainë. Berisha tha se qeveria po vepron me dy standarde. Edhe pse ka miratuar rezolutën, ajo po lejon turistët rusë në Shqipëri. Sipas tij, këta turistë mund të jenë vrasës të maskuar, që kanë kryer krime në Ukrainë.

Teksa Berisha mbajti këtë fjalim, ai po regjistrohej me celular gjatë gjithë kohës nga ambasadori bosnjak i pranishëm në lozhat e Kuvendit, Nusret Cancar.

“Me urdhër të kujt i pranoni turistët rusë këtu? Me urdhër të Vuçiçit. Prandaj rezoluta duhet të ndalojë përfundimisht çdo turist rus që të shkelë në Shqipëri. Vuçiç është i filmuar duke bërë deklaratat e tij.

Nga ana tjetër flisni për Ukrainën, por pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, që u vijnë nga Beogradi të gjithë. Keni një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit? A mund të pranohen ata që kanë bërë krime në Ukrainë? Që i kanë duart me gjak?

Prandaj dhe rezoluta sigurisht është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer,” tha Berisha.

Sërish në mënyrë skandaloze, fjala e Berishës u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ajo i mbylli mikrofonin, por ambasadori boshnjak vazhdoi të regjistronte fjalën e Berishës, e cila u mbyll me duartrokitje.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply