Berisha: I nënshtroheni vasalit të Vuçiç, pse nuk flisni për gjenocid serb në Kosovë?!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi në Kuvend rezolutën e përgatitur me vonesë nga mazhoranca për gjenocidin serb në Srebrenicë, e cila para pak javësh rrëzoi tekstin e opozitës për këtë qëllim.

Berisha tha se, rezoluta nuk përmend fare arkitektët e gjenocidit, Sllobodan Millosheviçin dhe Aleksandër Vuçiçin. Berisha tha se, në tekst flitet për vrasje në Kosovë dhe jo për gjenocid serb.

“Kur flisni për vrasjet në Kosovë, pse nuk flisni për gjenocid në Kosovë? Çfarë është ky kapitullim? Çfarë është ky nënshtrim? Nuk keni qenë në gjendje të perifrazoni as rezolutën e Parlamentit Europian.

Çfarë e keni ju këtë kompleks? Pse kreu i juaj është shndërruar në një tellall dhe vasal i Aleksandër Vuçiçit. Apo sepse ndiqni Ballkanin e Hapur?

Ballkanin e Hapur të krimit, të hegjemonisë serbe dhe të influencës ruse”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria jashtë nga BE/ Eurodeputeti: Drejtësia ka dështuar, organizatat kriminale te trafiku i drogës

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në …

Leave a Reply