Rezoluta/ Berisha: Pse tregoheni struca? Ju nuk guxoni ta dërgoni Vuçiçin në Hagë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, rezoluta e mazhorancës për gjenocidin serb në Bosnje është zemërthyer, pasi nuk dënohen arkitektët e gjenocidit, Millosheviçin dhe Vuçiçin. Berisha ju drejtua deputetëve të se, nuk guxoni ta dërgoni Vuçiçin në Hagë.

“Sot, vendi im mund të ishte kudo tjetër, por jo në këtë parlament, i cili është një nga shkaqet më madhore të revoltës së përgjithshme popullore, që nis sot në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit dhe ndalet vetëm me rrëzimin e monizmit të Edi Ramës.

Por, gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë kundër njeriut dhe njerëzimit, nuk mund të mos më sillte mua këto, për të dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe njëkohësisht barbaritë serbe në rajon.

Pasi refuzuat në mënyrë absurde një rezolutë të opozitës, ju sollët në parlament, të cilën derisa ajo e dënon gjenocidin, unë e vlerësoj.

Por rezoluta juaj është një rezolutë e njerëzve zemërthyer, e njerëzve me qëllim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin- dhe kjo është e pamohueshme0 por nga ana tjetër, fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje, Sllobodan Millosheviçin dhe sivllaun e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçin.

Po si mund ta bëni ju këtë, kur në të gjithë mediat e botës, ekziston deklarata në parlament, por edhe në Bosnje, e Aleksandër Vuçiç, që udhëzon dhe zotohet se për çdo serb të vrarë, do vriten 100 myslimanë.

A e kuptoni ju apo jo, se Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga. Ju jo vetëm nuk guxoni të kërkoni dërgimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për të kufizuar në forcat serbe në Bosnje, madje pa iu referuar edhe kasapëve të Bosnjes, Mladiç dhe Karaxhiç.

Pse bëni strucin ju? Çfarë ju shtyn të mos jeni të hapur dhe të dënoni me gjithë shpirt dhe zemër masakrën më të madhe që ka njohur Europa pas Luftës së Dytë Botërore?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie! Do të ulim çmimin edhe bizneseve

Lideri i opoztës, Sali Berisha ka prezantuar një pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply