Berisha: 7 korriku, protesta më e madhe në 30 vite

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte një konference me gazetaret. Teksa falënderon të gjithë pjesëmarrësit, Berisha tha se protesta e djeshme e opozitës ishte më madhështorja e 30 viteve të fundit. Kryedemokrati thekoi se njerëzit nuk ishin aty thjesht për të, por se ata ishin misionare në përmbushje të një misioni.

“Shpreh falënderimet e mia të thella ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në protestë. Në përmasat e saj në frymën dhe mesazhin, protesta tejkaloi në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj i Shqipërisë nuk ishin aty për Berishën, as për thjesht një protestë. Ishin të gjithnjë misionarë, mijëra burra gra në përmbushje të një misioni. Forca e një tubi i madhështor është njerëzore nukleare, jo vetëm e jashtëzakonshme”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply