Berisha: Alibeaj, lolo në duart e Ballës

Padyshim që mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt ka pasur shpesh herë përplasje, për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që në krye të PD të jetë ish-kryeministri.

Berisha në një dalje për mediat tha se Alibeaj është në dorë të Ramës, ndërsa thekson se i janë vënë disa kushte të tmerrshme, të cilat s’i bëri të ditura.

“Së pari, nuk do ta identifikoja zotin Alibeaj me deputetët e tjerë të PD. Zoti Alibeaj është një njeri siç e shifni, një lolo në duart e Taulant Balës, se Rama nuk ia var, dhe i ka lënë Taluantit. Ai bën atë aktin më të shëmtuar në 30 vite.

Kjo është një lojë nga më të shpifurat e Edi Ramës. Loja me Enekelejd Aliebajt. Çfarë e shtyn? Ka ca kushte të tmerrshme që i din vetë ati. Në lojë e rrezikshme. Të bëhesh vegël e Edi Ramës në këtë pluralizëm, merr mbi supe një gjë të rëndë. Kolaboracionizëm që kalon çdo limit. Duke iu rikthyer statutit të partisë, s’parashikon përjashtime. Qëndrimet Aliebaj mund ti përcaktoj vetë. Por mendimet e mia për të janë këto që shpreha këtu!.”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Nga nesër mosbindje civile pa ndalim, liria ka emër, votë e lirë!

Sali BERISHA Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për …

Leave a Reply