Berisha: Misionarët i dërguan mesazh shumicës së heshtur. Në shesh ishte opozita bio

Berisha: Misionarët e datës 7 korrik, dërguan mesazhin më vëllazëror shumicës së harruar shqiptare apo shumicës së heshtur. Shumicës që shpërfillet në çdo gjë nga kjo qeveri, që merr çdo vendim pa i pyetur se ekzistojnë, pa u interesuar për interesat e tyre më jetike.

Nuk kam parë mesazh më njerëzor, më fisnik, më paqësor se mesazhi që ai tubim misionarësh u dërgoi shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.

Atë tubim nuk e ka parë ndonjëherë Tirana në historinë dhe idealet që shpalosi.

Në shesh apo në drejtim ishte opozita bio. Opozita komunikonte direkt me misionarët në shesh.

Dhe kjo ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Ky ishte shkaku pse njerëzit u larguan pa thënë se çfarë do bëjmë, se e dinë se do vijnë prapë.

Këto komente kisha unë për ditën e bekuar të 7 korrikut.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply