Nga Hysni GURRA
Dy përshtypje pas protestës më shpresëdhënëse që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri pas viteve 2000.
Në një moment, shtyhu andej shtyhu ketej, ngjitur me operatorët e transmetimit, vërej duke kaluar nja 3 trupmëdhenj para, 2 vini nga pas, nga këta kokëzbathurit me muskuj palestre e tatuazhe…mendova po vjen Doktori. Kur shoh midis tyre një Hirushe.
Hirushja që ruanin këta trupmëdhenj nuk ishte as kryetar i opizitës, as ish-kryeministër, ish-president, ish-kryeprokurore, as Kim Kardashian…Hirushja ishte thjeshtë një depute e opozitës.
Tani:
-Ku i merr paratë një deputete e opozitës që paguan 5 trupëroja? Kjo duhet ditur nga publiku pasi ajo mban një funksion publik.
-Nga kush ndihet e kërcënuar ajo?
Kjo ishte e vetmja skenë qesharake në një protestë model dhe super të organizuar.
Tjetra: Pashë një tjetër deputete nga këto Alibashistet e cila kishte thënë, isha edhe unë në protestë.
Kishte nxjerrë tituj të tipit “çfarë më pëlqeu, çfarë s’më pëlqeu” nga protesta…
Kush është kjo??? Ç’mendon se është një deputet/e në Shqipëri?!
Këta janë injorantë r mediokër komplet!
Një deputet në evropë është një qytetar që ka marrë besimin e bashkëqytetarëve të tij për t’i përfaqësuar në Parlament. Në rrugë ai është si ata, sillet si ata, nuk sillet as si mafioz, as si pop-star.
Këto, njëra shkon me badigardë, tjetra në protestën ku ndodhen njerëzit që e kanë votuar të shkojë në parlament, dhe si pasojë shijon luksin zhvillon pronat e saj në Tiranë, dhe jep mend se çfarë ishte mirë a çfarë nuk ishte.
Sali Berisha i mundi këta Alibashët e të tjerë, do mundë edhe Ramën sepse ai është model vetë, nuk imiton kënd.