Vokshi: Jemi në bisedime me disa deputetë, me zemër janë me ne…

Deputetja e PD, Albana Vokshi në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me protestën e 7 korrikut të thirrur nga opozita. Zonja Vokshi theksoi se qytetarët kanë qenë në shesh përkundrejt temperaturave të larta, pasi e kanë kuptuar që në protestë nuk dolën as për Sali Berishën e as për Edi Ramën, por për të drejtat e tyre.

Ajo theksoi se qytetarët e kishin kuptuar që PD është tashmë opozita e vërtetë, një opozitë e cila do ti përfaqësojë denjësisht dhe nuk do të jetë një opozitë pazaresh. Deputetja Vokshi bëri të ditur edhe se vijojnë bisedimet me një sërë deputetësh të PD të cilët shumë shpejt do t’i bashkohen strukturave të reja, apo PD së rithemeluar tashmë.

Vokshi: Ndjesia ime ka qenë që ishte sheshi i mbushur si rrallë herë më parë por jo i mbushur me numra e qytetarë, me anëtarë të PD me anëtarë të partive të tjera LSI, pa parti fare, qytetarë që kishin ardhur për të protestuar duke kuptuar që kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar babëzinë e kësaj qeverie.

Sheshi i mbushur me qytetarë të lirë dhe besim që reagimi i tyre mund të shkundte këtë qeveri dhe me shpresë.

Kjo ishte e bukura e atij mitingu, asaj proteste. Unë kam marrë pjesë në shumë protesta, por ajo e 7 korrikut ishte një ditë e bukur për shqiptarët, për demokracinë në Shqipëri, por e keqe për qeverisjen Rama sepse me protesta dhe vetëm me protesta vjedhje së kësaj qeverie do t’i vihet fre.

Ne përgatitëm fletë palosje, dolëm përtej strukturave që vijnë pas një procesi të plotë riorganizimi, në fillim të janarit nisi ky proces. PD dëshmoi në protestën e 7 korrikut që është një parti e mirëorganizuar, kryetari, drejtuesit, të gjithë punuan me përkushtim dhe dua të falenderoj secilin prej tyre, duke shpërndarë fletpalosje me arsyet se përse Shqipëria është në rrezik dhe përse qytetarët duhet të reagojnë,. mendoj që mijëra qytetarë që kam takuar, në rrugë në lagje pallate shtëpia përdhese mbi 90 përqind ishin pro protestës.

Në një përqindje shumë të madhe thonin që do të ishin pjesë e protestës pavarësisht temperaturave shumë të larta.

Ndihej si 40 gradë celcius por kishte shumë moshë e tretë pjesë e protestës.

Tirana ka reaguar dhe ky është një lajm shumë i mirë, nga të gjithë anët e Tiranës kishte pjesëmarrës. Kam takuar mësues që më parë kërcënoheshin me vendin e punës dhe kishin frikë të merrnin pjesë në protesta. Kam takuar mjekë dhe infermierë, qytetarë që nuk dalin as për Ramën as Berishën por kishin kuptuar që duhet të protestonin për të drejtat e tyre. ishte një protestë e njerëzve të lirë.

Pjesëmarrës në protestë kishte edhe nga deputetët të cilët nuk janë rreshtuar krah Berishës. A ishte ky një hap përpara për bashkimin e PD?

Çdo deputet i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit kur për ta kanë votuar qindra mijëra qytetarë, elektorat i djathtë por jo vetëm, gjykoj që kishin detyrimin moral e politik të ishin në protestë, sepse do t’i përgjigjeshin pritshmërive jo vetëm të anëtarësisë që ishte e tëra atje dhe strukturave, por qindra mijëra qytetarëve që donin të ishin në shesh por e kishin të pamundur.

Kushdo që ka qenë pjesë ka qenë brenda pritshmërive të strukturës dhe elektoratit. 7 korriku tregoi se jemi opozita e vërtetë, qytetarët besojmë që jemi opozitë e vërtetë dhe dolën në shesh duke besuar që jemi opozita që do t’i përfaqësojmë denjësisht. Nuk jemi opozitë pazaresh.

A po i sheshon kjo opozitë problemet?

Të gjithë e dimë që grupi parlamentar i PD ka vështirësitë e veta për shkak të axhendës së ish-drejtuesit dhe pak deputetët e lidhur me të për interesa personale që nuk nuk dua të merrem. Por pjesa tjetër e PD është më e fortë dhe e bashkuar dhe protesta e tregoi që jemi më të bashkuar dhe baza është e bashkuar.

Kushdo deputet është i ftuar, që nuk i është bashkuar Foltores, Rithemelimit apo strukturave të zgjedhura me një anëtar një votë, një PD më demokratike se kurrë më parë.

Kemi qenë shumë ftues dhe bashkëpunues në mënyrë konstante. Vijojmë bisedimet me një pjesë të deputetëve një pjesë e të cilëve janë me zemër me ne, por shumë shpejt do të hedhin edhe hapin e duhur.

Gjithsescili deputet është i lirë të mendojë dhe të gjykojë për vendime të rëndësishme. Por kushdo që ka mendim politik jam e sigurt që vendin e ka aty ku është baza, anëtarësi, votuesit.

Pavarësisht ndikimeve apo imponimeve të faktorëve të brendshëm apo të jashtëm, shpresoj e besoj që ata do ti përkasin shumë shpejt vendit që i takon apo do të jenë brenda pritshmërive të elektoratit që i ka mbështetur. Duhet të kthehen në bazë. /Balkanweb

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply