Media italiane: Trafikantët shqiptarë ekstradohen në Tiranë e Vlorë, paguajnë dhe lirohen

Ministria e Drejtësisë në Itali ka publikuar një raport në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar ku shkruhet se në pak se një vit e gjysmë kanë zgjidhur 70 çështje e dosje. Si rastin më të fundit të realizuar me sukses, Corriere përmend ekstradimin e Roço Morabito, 55-vjeçari që ka qenë pjesë e klanit ‘Ndrangheta, i cili u ekstradua javën që kaloi në Itali.

Në artikull flitet edhe për kriminelët shqiptarë, për të cilët shkruhet se shumë prej tyre janë ekstraduar në Shqipëri, në burgjet e Tiranës e Vlorë, ku paguajnë dhe dalin nga qelia. Bandat shqiptare, Italia i krahason me ato të Amerikës Latine dhe shkruan se kanë ndryshuar shumë krahasuar me ato të viteve të kaluara. Konkretisht në artikull shkruhet se dikur shqiptarët synonin të ngjisnin ‘shkallët’ brenda grupeve vendase, ndërsa sot synojnë tregun e Amerikës Latine.

Atikulli i plotë

Ekstradimi është, në vetvete, një operacion kompleks dhe i ndërlikuar, i lidhur me dialogun dhe negociatat me kombet e tjera, shpesh të përfshira në ‘listën e zezë’, që nuk kanë dëshirë të bashkëpunojnë. Ekstradimi ligjërisht ka nevojë për një punë të madhe nëntokësore dhe të heshtur por që mund të shkatërrohet nga një faks i vonuar.

A e njeh dikush 74-vjeçarin Marcello Pigozzo? Ai fshihej në Shtetet e Bashkuara ku besonte se po kthehej në një fantazmë, duke lënë pas të kaluarën e tij si një maniak pedo-pornografik. Po 45-vjeçari Luca Fiorentino? U arratis në Angli, u ndoq penalisht për sulm seksual ndaj të miturve. Pigozzo u riatdhesua, Fiorentino u riatdhesua. Dy operacione të mundësuara nga vendet me të cilat dialogu është i fortë, marrëdhëniet dypalëshe kanë filluar, rreziku i surprizave është i kufizuar. Është me kombet e tjera që ekstradimet kanë nevojë për përgatitje intensive. Si në Shqipëri. Ose më mirë: si në Shqipërinë e dikurshme.

Për një kohë të gjatë, kriminelët shqiptarë transferohen në burgjet e Tiranës apo të Vlorës, sepse pastaj, shumë prej tyre paguajnë dhe dalin. Kur vjen puna tek Shqipëria, ekstradimi është diçka komplekse.

Por nuk ka dyshim se prania e lartë, në listën e Ministrisë së Drejtësisë, e shqiptarëve të dënuar nga Itali dhe të rikthyer në Itali, na lidh ekskluzivisht me rrugët e trafikut të drogës. Vite më parë, ata kriminelë shqiptarë aktivë në trafikun e drogës ishin të njohur për aftësinë e tyre obsesive dhe të mpirë për t’u copëtuar në luftërat e brendshme, për të ngjitur shkallët në drejtimin e bandave. Por sot është ndryshe. Sot, bosët shqiptarë janë ‘kokë më kokë’ me narkot e Amerikës së Jugut, arsyetojnë si menaxherë të sofistikuar.

Ata kanë fituar pushtet duke e ditur se do të dominojnë tregun e trafikimit të drogës. Nga në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një rrugë e fuqishme e trafikimit të kokainës ku në shumicën prej tyre vepron mafia shqiptare. Emra të tillë të botës së krimit që janë ekstraduar për në Shqipëri si Mateo Gjepali, Julian Mandija, Kristo Mahmutaj apo Arbër Kojko, tregojnë se në cilat ujëra lundrojnë bandat shqiptare të trafikut të drogës. /corriere

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply