KESH harxhoi 20 milionë euro për blerje energjie për 6 ditë, 15 milionë më shumë se vlera reale

· Qeveria vazhdon dhe vjedh shqiptarët, KESH-i i Partisë ka shpenzuar 20 milionë euro për blerje energjie vetëm për një periudhë 6 ditore, Elezaj: Janë shpenzuar 15 milionë euro më shumë se vlera reale e blerjes.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, EKSPERTI PËR ENERGJINË, EDUARD ELEZAJ

Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, e kthyer në ‘KESH-in e partisë’, ka shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerje energjie.

Nëse mendoni se me aq para është blerë energji për disa muaj, e keni gabim. Bëhet fjalë për vetëm një javë, periudhën 11-17 korrik.

Çka e kthen këtë rast në skandal dhe shpërdorim të parasë publike, është fakti se ditën kur është bërë blerja, çmimi në bursë ka qenë 110 euro për MWH. KESH ka shpenzuar 473.76 Euro/MWH.

Sipas një përllogaritje të shpejtë janë harxhuar 15 milion euro më shumë.

Partia Demokratike bën këto pyetje, në emër të çdo qytetari që shqetësohet për çmimin e energjisë, sepse e paguan nga xhepi:

Pse për këtë blerje është harxhuar trefishi i çmimit të bursës?

Pse KESH nuk ka siguruar energji elektrike përmes procedurave mujore apo 3 mujore, por ka blere energji me periudha disa ditore?

Pse KESH ka zhvilluar rreth 45 procedura blerje të energjisë elektrike, nga janari deri tani, duke fshehur të dhënat e këtyre tenderave?

Pse KESH nuk ka publikuar të dhënat e kompanive pjesëmarrëse në tender, çmimet e ofruara prej tyre, apo fituesit?

Pse qeveria, ndërkohë që ka deklaruar krizë energjetike deri në Dhjetor 2022, nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën?

Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë hetimet e menjëhershme për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjetikës, që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply