Deputeti Tomor Alizoti, i ftuar në në ‘Abc News’ me u shpreh se, protesta e 7 korrikut ishte madhështore dhe jashtë pritshmërive. Sipas tij, protesta shpreh zemërimin e popullsisë ndaj një qeverie e cila nuk prodhon më politikë.
Alizoti: Protesta ishte madhështore. Protesta janë shumë të domosdoshme dhe shumë të bukura që ndodhin. Unë kisha një pritshmëri që do ishte shumë e madhe, por kur e shikon kupton që ishte madhështore dhe i bën shumë mirë Shqipërisë. Protesta shpreh zemërimin e popullsisë ndaj një qeverie e cila ka kapur të gjitha institucionet, nuk prodhon për shoqërinë dhe është bërë arrogante. Arroganca nxori shoqërinë në shesh. Ishte një protestë përtej surprizave.
Alizoti u shpreh se interpretimet për protestën janë të ndryshme. Por në gjykim e tij, protesta edhe pse në vetvete nuk ishte për Berishën, e fuqizoi këtë të fundit.
Alizoti: Të parët ishin militantët, pjesa tjetër ishin neutral dhe pjesa tjetër mund të ishin edhe ata që nuk e donin. Mendoj se ky është suksesi, që të gjitha këto grupe mendonin se Berisha është i vetmi që mund të bëjë opozitë ndaj Ramës. Njerëzit nuk dolën për Berishën por dolën se duan të protestojnë. Kjo është një maratonë e gjatë. Protesta duhet strukturuar në një kauzë që të përfshijë njerëzit. Duhet të përfshijë zonën gri, njerëzit sepse është e tyre, nuk mund të personalizohet.
Deputeti theksoi se kur nuk funksionon mirë qeveria, protesta e tremb kundërshtarin. Vendi ka nevojë për një opozitë, sipas tij, dhe opozita sot ka shumë kauza të cilat mund t’i shfrytëzojë.