Protestat nuk ndalen më. 7 korriku ishte hapi i parë, opozita në këmbë, por protestat kur të fillojnë nuk ndalen, do jenë forma të shumëllojta. Kjo qeveri duhet të ikë. S’mund ta mbrojë më SPAK këtë qeveri.
Jo! Do përballet me popullin. SPAK-u është bërë kapaku i të gjitha vjedhjeve të tyre. Ka 4-5 muaj që ka dalë çështja e inceneratorëve, çdo ditë Erion Veliaj me bandën e tij merr 80 mijë euro në ditë nga thesari, nga paratë e taksapaguesve, nga ata që janë në kërkim gjoja, Zoto, Mërtiri, Gugallja.
Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve shqiptarë. Si mund t’ua japë paratë njerëzve në kërkim? Ua jep sepse ata kanë në thes Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn. Tallen me ne, bëjnë teatër. A do të pranojmë që ata të bëjnë teatër? Jo! Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve, do t’i përmbushim ato. Nëse drejtësia do të vepronte, ne do vlerësonim, por këtu drejtësia përdoret për të vënë kapak.